368 aplikantë në programin “Mësues për Shqipërinë” e kanë fituar testimin paraprak në rrethin e Shkodrës.
Specialistët pranë drejtorisë Arsimore Rajonale bëjnë me dije se të gjithë personat e testuar do të jenë gati të përfshihen në sistemin arsimor, kjo në bazë të pikëve të mbledhura në provim. Numri i aplikantëve që kanë ankimuar përgjigjet e provimit është tejet i ulët, që sipas specialistëve të drejtorisë, ata janë të kënaqur me rezultatet. Synimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është që në këtë nismë të përfshihen mësuesit e sapo diplomuar në mësimdhënie, mësues që punojnë me kohë të pjesshme si dhe mësues të cilët janë prej kohësh në listat e pritjes pranë çdo drejtorie dhe zyre rajonale.