Një burrë është dënuar me një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore në Prizren për shkak se akuzohet se ka dhunuar fizikisht një mësues në gjimnaz.
I arrestuari është L.K. Ai akuzohet se më 10 nëntor, rreth orës 13:30 në Prizren ka ushtruar dhunë ndaj një profesori të gjimnazit, pasi ky i fundit kishte goditur djalin e tij.
Vendimi është apeluar ndërsa pritet që vendimin të merret nga Gjykata e Apelit në ditët në vijim.