Mësuesit që bëjnë kurse për fëmijët në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Lezhë nuk kanë marrë pagat që prej një viti.

Shqetësimi është ngritur nga përgjegjësi i Qendrës, Marçel Lacaj, i cili fajëson për këtë situatë Ministrinë e Arsimit. Sipas Lacaj, fondi për pagat është shpërndarë në zëra të tjerë duke i lënë mësuesit pa rroga.

Marçel Lacaj: Kanë një vit që instruktorët i kanë bërë mësimet gratis, falas. Për arsye se MAS e ka me ligj që për tre vite: vjet, sivjet dhe sot një vit, do të bëjnë dy delegime fondesh. Fondin e pagave, 5-6 paga dhe fondin për pagesën e instruktorëve, mësuesit e jashtëm pranë këtyre Qendrave Kulturore të Fëmijëve, çka nuk e ka bërë vjet dhe nuk e ka bërë as sivjet.

Në këtë situate fëmijet e Lezhës rrezikojnë të mbeten pa kurse, pasi mësuesit kanë paralajmëruar se do ta ndërpresin punën e tyre nëse nuk do të marrin pagesën që ju takon.

Artikulli paraprakEDI PALOKA KUNDËR TOM DOSHIT: VOTOVE TË BIRIN E KRISTAQIT
Artikulli tjetërSHQIPTARI DERI NË MAROK PËR NUSE, PASTAJ E SHFRYTËZOI SI PROSTITUTË