Qeveria dhe Ministria e Arsimit kanë parashikuar që rrogat e mësuesve do të rriten me 20 deri në 40 mijë lekë të vjetra. Rritja nuk do të fillojë në vitin 2016 por duke filluar nga 1 janari i vitit pasardhës. Kështu parashikohet që paga mesatare e një mësuesi në arsimin e mesëm të ulët në 1 janar të 2017-s, të jetë 55 mijë lekë.

Aktualisht paga e një mësuesi të arsimit të mesëm të ulët është rreth 52 mijë lekë. Gjithashtu parashikohet që edhe pagat e mësuesve të arsimit të mesëm të rriten. Sot paga e një mësuesi në shkollat e mesme është rreth 56 mijë lekë, ndërsa duke filluar nga 2017-a, qeveria ka parashikuar që të shkojë 62 mijë lekë, pra paga mesatare pasi pritet të ketë dhe rrha më të larta. Për herë të fundit pagat e arsimtarëve janë rritur në vitin 2013-t. Në muajin nëntor të diplomuarit në mësimdhënie dhe ata që janë në dispozicion do ti nënshtohen testimit “Mësues për Shqipërinë”. Ky testim është kusht për të të gjithë ata që duan të punojnë si arsimtar dhe të jenë përfundimisht pjesë e sistemit parauniversitar. Urdhëzimi i ministrisë thotë se të drejtën për tu testuar e kanë personat që janë kualifikuar ne fazën e parë të konkurimit që përfshin vlerësimin e dosjes së tyre nga ekspertë të MAS. Në portalin “Mësues për Shqipërinë” mund të aplikojnë edhe ata mësues që nuk janë të kënaqur nga testimi i parë dhe duan pikë më të larta në rënditje. Të diplomuarit për mësimdhënie duhet të kalojnë testimin në këtë portal në të kundër nuk mund të punësohen në sistemin publik parauniversitar.

Artikulli paraprakTIFOZËT PROTESTOJNË, DUAN LIRIMIN E “BALLISTIT”
Artikulli tjetërPARTIA SOCIALISTE, MBËRRIN UDHËZIMI PËR ZGJEDHJET