Mësuesja Rajmonda Draçini është shkarkuar nga shkolla e mesme “Oso Kuka” dhe gjendet tashmë e papunë. Draçini thotë se shkarkimi i saj është i padrejtë.Draçini akuzon drejtorinë rajonale të arsimit dhe ish-drejtuesit e këtij institucioni.
Mësuesja e larguar nga puna akuzon edhe drejtoren aktuale në shkollën “Oso Kuka dhe kërkon rikthimin e saj në punë.Mësuesja Rajmonda Draçini u shkarkua që në muajin qershor të këtij viti dhe pavarësisht kërkesave të saj vazhdon të jetë e papunë.