Kjo është Suela Proda, një mësuese shkollë në Vau Dejës e cila përlotet kur tregon se një shtysë e madhe për të marrë sërish pjesë në protestën e zhvilluar në Shkodër për vrasjen e Klodian rashës është një pyetje e një nxënësi të saj 15-vjeçar që e rrëfen me emocion.

Arjola Zadrima është një prej protestuesve që u procedua herën e kaluar por për të kjo nuk ka asnjë rëndësi dhe do të jetë në shesh për të fituar lirinë ndërsa ka një apel edhe për rininë.

Enis Drishti është studenti i cili mori një vëmendje në protestën e parë sepse ndryshe nga një grupmoshatarësh që po thyenin e djegnin, ai me një shishe uji shkoi për të shuar flakët tek tabelat e reklamave në qendër të qytetit.

Enisi mori pjesë sërish në protestë duke kërkuar dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu.

Pjesa më e madhe e protestuesve por edhe organizatorët kanë dënuar aktet e dhunës që ndodhën herën e kaluar ndërsa kërkojnë që këto protesta të mos politizohen nga asnjëra palë siç ndodhi në protestën e parë.

Artikulli paraprakSHKODËR, PARKIMET DYSHE PROBLEM PËR ZJARRËFIKSEN
Artikulli tjetërKOMUNITETI EGJIPTIAN: TË RIKONSTRUKTOHEN BANESAT