Një mësuese e ciklit fillor në shkollën 9-vjeçare të Bahçallekut në Shkodër akuzohet si mashtruese dhe zhvatëse e miliona lekëve nga miq dhe të afërm. Mësuesja me iniciale M.Ç. (H), rreth 50 vjeç, ka mashtruar dhjetëra persona, duke iu prezantuar fillimisht si një grua që ka bashkëshortin me sëmundje të rëndë dhe i duhen para për ta kuruar, më pas për babain e saj që është në gjendje të rëndë. Bazuar në denoncimet e ardhura në redaksinë e Star Plus Tv, mësuesja kishte qenë edhe pjesë e stafit pedagogjik në shkollën 9- vjeçare “Martin Camaj” ku kërkonte shuma të konsiderueshme paraësh për të mjekuar bashkëshotrin e sëmurë. Ndërsa secilit person që I ka kërkuar ndihmë, I ka kërkuar rreth 5-6 milion lek të vjetra ku besohet se shifra e zhvatjes në total arrin deri në 200 milion lekë.
Për momentin, është e pamundur për personat që e kanë ndihmuar të kontaktojnë me mësuesen pasi aktualisht ajo jeton në Kanada, ndërsa miqtë dhe familjarët e saj kërkojnë që t’u kthehen paratë mbrapsht. Gruaja premtonte kthimin e parave të marra në një afat të caktuar por deri tani, kjo nuk ka ndodhur. Pas këtyre denoncimeve pritet që organet e specializuara të zbatimit të ligjit të veprojnë. Duke nisur nga prokuroria, e cila duhet të merret urgjentisht me këtë çeshtje por edhe policia, e cila ka detyririmin të verifikojë pikë së pari, nëse mësuesja mashtruese është në Shqipëri apo jo.

Artikulli paraprakDHUNOI BABAIN, ARRESTOHET ROBERT STAKA
Artikulli tjetërSHERR I DHUNSHËM MES TIFOZËVE NË MIRDITË