Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar një bisedë telefonike me Johannes Hahn, komisionarin për zgjerimin në Bashkimin Europian.
Kreu i Kuvendit e ka informuar Hahn mbi takimin e djeshëm me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Meta ka garantuar Johannes Hahn se Reforma në Drejtësi do të miratohëet këtë të enjte në Kuvend me konsensus.