Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ripërsëritur akuzën se kjo qeveri është e lidhur ngushtë me mafian. Një reagim i tillë, vjen pas publikimit të intervistës së Gledis Nanos, në kohën kur ishte Drejtor Policie, i cili tha se 14 kriminelë, nuk u arrestuan në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’, pasi pati dekonspirime.
“Tani është e qartë se cili është objektivi që nuk realizoi Policia e Shtetit, që solli si pasojë shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm. U dekonspiruan vetëm 14, por duhej të dekonspiroheshin të gjithë.
Çdo shtet ka mafien e tij por këtu mafia ka shtetin e vet.
Ndaj një orë e më parë për të shporrur Kryeministrin e Krimit dhe Shpopullimit”, shkruan Meta.