Presidenti i vendit Ilir Meta ka qene I pranishem mengjesin e se martes në Kishën e Shna Ndout në Laç, për të marrë pjesë në pelegrinazhin e një prej 13 të martave, që kulmon më 12 qershor. Pelegrinazhi i besimtarëve nisi më 20 mars, për të përfunduar pas dy javësh, me mijëra persona që vizitojnë vendin e shenjtë.

Pas vizitës në kishë, kreu i shtetit Meta dekoroi kardinalin Dom Ernest Troshani, vit i cili përkon edhe me 90-vjetorin e lindjes së kardinalit shqiptar.

Presidenti Meta vlerëson Hirësinë e Tij më të Shkëlqyer, Kardinalin shqiptar Ernest Simoni (Troshani) me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Në prill të vitit të shkuar, ish Presidenti Bujar Nishani nderoi me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” kardinalin e dytë shqiptar Dom Ernest Troshanin.

Papa Françesku shpalli dom Ernest Troshanin , Kardinal, më 9 tetor të vitit 2016. Historia e jetës së dom Ernest Troshanit, përloti Papa Françeskun gjatë vizitës historike në Shqipëri.

Artikulli paraprakSHËNDETËSI APO MESJETË!
Artikulli tjetërAKSIDENTET PO PËRGJAKIN SHKODRËN