U zhvillua pasditen e sotme në pallatin “Petro Marko” në Vlorë, ceremonia e dekorimit nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, të ekipit “Flamurtari”, ekipit të lavdishëm të viteve 1986 dhe 1987.

Në atë kohë ekipi vlonjat arriti 2 barazime dhe 1 fitore me Barcelonën e madhe dhe gjunjëzoi Partizanin e Beogradit, duke e eliminuar.

Në këtë Vit të Skënderbeut, skuadra e Flamurtarit e viteve 1986-1987 u dekorua me “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” nga ana e Presidentit Meta.

Ndërkohë, Kreshnik Çipi, kapiteni i Flamurtarit të asaj kohe, mori këtë dekoratë në emër të atij ekipi.

Rrapo Tahos iu dha titulli “Mjeshtër i Madh”. Me këtë titull, u vlerësuan edhe Petro Ruci (pas vdekjes), Latif Gjondeda, Sokol Kushta dhe Kreshnik Çipi.

Artikulli paraprakFSHF ,SHKARKOHEN 3 NGA 4 TRAJNERËT E EKIPEVE KOMBËTARE
Artikulli tjetërDREJTUESJA E AGJENCISË MASHTRONTE SHQIPTARËT ME BILETA TURISTIKE