Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar datën 9 shtator për thirrjen e Parlamentit të ri.
Sipas dekretit të publikuar nga Presidenca, legjislatura e IX e Kuvendit të Shqipërisë do të mblidhet ditën e shtunë në orën 10:00. Në mbledhjen e parë të Kuvendit që drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë, zgjidhet kryeparlamentari i ri, që do të jetë Gramoz Ruçi.