Presidenti Ilir Meta, në Kongresin e Noterisë me temë “Dixhitalizimi, prioritet i aktivitetit të noterisë”, deklaroi se ky proces e lehtëson punën e noterit dhe rrit transparencën”. “Janë bërë përpjekje pozitive në këtë aspekt. Dixhitalizimi lehtëson jetën e qytetarëve dhe nxit ekonominë vendase që të zhvillohet më shpejt”, deklaroi Meta.
Presidenti i Republikës shtoi se “sistemi elektronik i ndërtuar mirë pakëson mundësitë e gabimit të noterit dhe shmang pasojat për qytetarët”.