Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh të qartë të mazhorancës se deri në përfundim të mandatit të presidentit 24 korrik 2022, nuk do të synojë të bëhet as kryeministër dhe as kryetar opozite, duke nënkuptuar se pas largimit nga presidenca do të tentojë të marrë lidershipin e opozitës, për të cilën duket se ka nisur të luftojë që tani.
Meta paralajmëron se pas 2 Marsit, do të vazhdojë tubimet anti-qeveritare në të gjithë Shqipërinë, ‘deri në vendosjen e sovranit në çdo intstitucion’.
“Mos u lodhni kot me konspiracione! Jam Presidenti i Republikës dhe lider i sovranitetit dhe unitetit kombëtar, në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë! Ky është projekti im i vetëm deri në 24 korrik 2022! Nuk synoj, as për Kryeministër, dhe as për kryetar opozite deri atëhere.
Por nga 2 marsi unë kam zbritur në shesh dhe do të vazhdoj shesh më shesh, në të gjithë Shqipërinë derisa të rivendosim vullnetin e sovranit në çdo institucion. Po, qeveria duhet të ketë frikë nga populli, jo populli nga qeveria”, shkruan Meta krah videos nga tubimi i 2 Marsit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.