Një sulm terrorist u regjistrua mbrëmjen e mbremshme në zonën e Schwedenplatz në Vjenë ku sipas mediave të huaja mbetën të vdekur të paktën 3 persona (te pakonfirmuar zyrtarisht)dhe 15 të plagosur, mes tyre një efektiv policie.
Policia e Vjenës njofton se fillimisht të shtënat u raportuan pranë një sinagoge (institucioni fetar ku predikojnë hebrenjtë) në orën 20:00 të cilat u regjistruan në 6 zona të ndryshme të kryeqytetit.
Deri më tani, numri i autorëve të sulmit është 6. Kjo pasi fillimisht një prej tyre hodhi veten në erë ndërsa një tjetër u ekzekutuar nga policia.
Vetëm pak orë pas sulmit në vend, forcat speciale të Vjenës kanë bërë të mundur arrestimin e 4 autorëve të tjerë të dyshuar.
Të gjithë ata ishin të pajisur me armë të ndryshme si kallashnikovë dhe pistoleta. Nga ky sulm terrorist kanë mbetur të vrarë dhe disa qytetarë, numri i saktë nuk dihet ende.
Një prej autorëve të sulmit, ka ekzekutuar një qytetar në mes të rrugës ku fillimisht e qëlloi me kallashnikov.
Ai nuk ka ndërruar jetë menjëherë ndaj është ngritur në këmbë, por autori u kthye sërish dhe e ekzekutoi atë me pistoletë.
Autoritetet i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pasi nuk dihet ende nëse ka persona në arrati teksa vijon kontrollin në të gjithë zonën.
Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar dhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Përmes një postimi në Twitter ai ka shprehur solidarizimin me popullin austriak si dhe u shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave.
“Lajme të tmerrshme nga Vienna sonte.Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe njerëzit e Vjenës. Ne qëndrojmë të vendosur me aleatët tanë austriakë dhe ndërkombëtarë në luftën kundër terrorizmit” – shkruan Meta në Twitter
Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist që ka ndodhur dje në Vjenë, ku kanë mbetur të paktën 3 të vdekur dhe 15 të plagosur.
Basha shkruan se e dënon këtë akt, ndërsa shton se Shqipëria qëndron fort në solidaritet me popullin dhe autoritetet austriake.
“Unë dënoj me forcë sulmin terrorist frikacak kundër jetëve të pafajshme në Vjenë. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave. Shqipëria qëndron fort në solidaritet me popullin dhe autoritetet austriake“, shkruan Basha.