Pak orë para votimit në Kuvend të Presidentit të ri të vendit, Ilir Meta është certifikuar nga dy institucione të pavarura për pastërtinë e figurës së tij.

Ai rezulton pa dosje nga koha e komunizmit dhe pa probleme me dekrimianlizimin. Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla i kërkoi Autoritetit Shtetëror të Dosjeve zyrtarisht që të verifikonte kandidatin për President, Ilir Meta. Kërkesa është bërë dje në mbrëmje, ndërsa sot drejtuesja e këtij institucioni, Gentiana Sula tha se Ilir Meta rezulton i pastër dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore për të kandiduar. Certifikimi ka ardhur edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që kujdeset për çështjen e dekriminalizimit.

Artikulli paraprakROMË, 43 VJEÇARI SHQIPTAR VRITET ME 4 PLUMBA PRANË BANESËS
Artikulli tjetërSHKUP, AGIM NUHIU KËRKON TË TËRHIQET NGA POSTI I MINISTRIT TË BRENDSHËM