Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se indeksi i rritjes së korrupsionit po ecën paralelisht me indeksin e rritjes së varfërisë në vend.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Meta shprehet se falë “Rilindjes” jemi të parët për korrupsion në kontinent dhe rajon ndaj jemi të parët edhe për nivelin e varfërisë dhe pamundësisë të dy të tretave të popullsisë për të përballuar jetesën.

Meta shton se vetëm Ndryshimi, ç’kapja e shtetit dhe rivendosja e llogaridhënies lufton varfërinë dhe rikthen shpresën për familjet shqiptare.

“Indeksi i rritjes së korrupsionit ecën paralelisht me indeksin e rritjes së varfërisë. Falë “Rilindjes” jemi të parët për korrupsion në kontinent dhe rajon ndaj jemi të parët edhe për nivelin e varfërisë dhe pamundësisë të dy të tretave të popullsisë për të përballuar jetesën. Vetëm Ndryshimi, çkapja e shtetit dhe rivendosja e Llogaridhënies lufton varfërinë dhe rikthen shpresën për familjet shqiptare! 2023, vit i ndryshimit!”, shprehet në reagimin e tij, kreu i PL-së, Ilir Meta.

Artikulli paraprakAMBASADORJA YURI KIM E NIS 2023 ME NJË VIZITË NË SPAK, RRETH 50 MINUTA TAKIM ME DUMANIN DHE PROKURORËT E TJERË
Artikulli tjetërRAMA: 3 STADIUME TË REJA DO TË NDËRTOHEN NË DURRËS, VLORË DHE KORÇË