Presidenti Ilir Meta ishte ditën e djeshme në Prishtin ku u takua me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti dhe kryetarin e LDK Isa Mustafa. Meta falenderoi ata për solidaritetin e treguar dhe ndihmën konkrete në mbështetje të familejeve të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit

“Dje në Prishtinë falenderova edhe Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja z.Albin Kurti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Isa Mustafa për solidaritetin që kanë treguar dhe ndihmën konkrete që kanë dhënë në mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Si fitues të zgjedhjeve parlamentare iu urova suksese në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse. Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë”, shkruan Meta.

Artikulli paraprakINFO PLUS – 05.12.2019
Artikulli tjetërINFO PLUS – 05.12.2019