Meta komenton Ligjin e Mbetjeve dhe zgjedhjet lokale për Kolonjën

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta në vazhdimësi të komenteve për Reformën në Drejtësi është ndalur për interesin e mediave dhe tek Ligji i shumë debatuar i mbetjeve dhe zgjedhjet që do të mbahen në Kolonjë, pas ndarjes nga jeta të kryebashkiakut të atjeshëm. “LSI sikurse e keni ndjekur, z Vasili në emër të grupit parlamentar të LSI, si përgjigje të skepticizmit, kërkoi të zbatohet në respekt të këtij ligji cdo veprim me shoqërinë civile. Shoqëria Civile ka mundësitë e kapacitete për të të verifikuar zbatimin e këtij ligji. I kërkova Kokës dhe Manjanit, që ky detyrim ligjor që u vendos në këtë ligj, të shoqërohet me iniciativa të tjera konkrete dhe të realizojmë plotësisht monitorimin” Sa i përket zgjedhjeve lokale për Kolonjën, Meta tha se këtë do ia lejë në dorë koalicionit të majtë, dhe se nuk do të dalë me kandidat më vete. “Për ne, aq më tepër për mua personalisht kjo nuk ka rëndësi. Kjo ka qenë një humbje e parakohshme dhe e pamerituar, kështu që nuk kam as në mend të merrem me kandidatët apo kandidatet për këtë çështje, por do të ndjek edhe unë dhe kolegët e tjerë disa nga projektet që ai i nisi me shumë përkushtim e dashuri për Kolonjën. Jam i bindur se koalicioni do të gjejë kandidatë sa më të mirë, por unë e kam të vështirë të gjej kandidatë në nivelin e tij. Dhe këto janë zgjedhje lokale të një lloji, aksidental”.

Artikulli paraprakITALIANI I KERCENUAR ME TELEFON:I DROGUARI ME KERKOI PARA
Artikulli tjetërDEL NGA PARABURGIMI AUTORI I MASAKRES SE 12 VJEÇARIT NE PALASE