“Të evitohen tensionet e panevojshme dhe konfliktet. Vendi unë nuk e ka luksin të këpusim asnjë lule” ky ishte mesazhi që presidenti Ilir Meta dha sot në përgjigje të pyetjeve lidhur me situatën aktuale politike.

Pak ditë pasi banorët e Kukësit i vunë flakën kabinave ku bëhej pagesa e tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit dhe fillimit të aksionit për mosbindjes civile të opozitës.

Meta u pyet pas aktivitetit “Aleanca Kombetare e Studenteve Senator”

Ilir Meta: Jam përpjekur të jap mesazhet e duhura por dua të theksoj se ne nuk kemi luksin as të këpusim një lule meqënëse kanë nisur të çelin për shkak të pranverës dhe për shkak të dëmeve që ka pësuar vendi nga mungesa e dialogut dhe fryma e përjashtimit.

Është e domosdoshme që çdo vendim që ka të bëjë me qeverisjen të jetë mirëstudiuar. Është e drejtë e çdo qytetari të forcojë ndjenjën e llogaridhënies ndaj qeverisjes vendore për çdo taksë që paguajnë apo shërbim që duhet tu afrohet

Shpresoj në një reflektim të përgjithshëm dhe në dosjen e një dialogu i cili ndihmon në përmirësimin e mirëqeverisjes së vendit

Artikulli paraprakKULT – HAJRO PEPA
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI RAMA REPLIKON ME KOMENTUESEN: PUNË KA QË ÇKE ME TË, POR JO NË FACEBOOK