Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka shprehur qartë se kreu i PL, Ilir Meta është i angazhuar dhe i vendosur për rikthimin e votës së lirë.

Ishte kreu i PL, Meta, i cili ditën e djeshme në një konferencë për mediat, nuk fliste për një protestë të opozitës, por për një protestë të shoqërisë.

Por Berisha ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet, ndërsa theksoi se po bashkëpunojnë duke garantuar krijimin e një fronti më të gjerë opozitar.

Pyetje: Kreu i PL, Ilir Meta nuk u shpreh entuziast për skenarin e protestave?

Sali Berisha: Po të garantoj që po bashkëpunojmë dhe që Ilir Meta është i angazhuar dhe i palëkundur në rikthimin e votës së lirë. Ju garantoj se do të krijojmë frontin më të gjerë opozitar. Do të mblidhet Kryesia dhe do të përcaktojë analizën që do të bëjë PD, do t’u komunikohet në sallë. Edi Rama vazhdon me skenarin e tij, por siç ka dështuar do të dështojë. Situata është ndryshe nga çfarë shihet, Premtimi që bëmë për mbrojtjen e votës po mbahet pikë për pikë dhe nuk nënkuptoj mbrojtjen me armë , por verifikimin , identifikimin e të gjitha shkeljeve, paraqitjen e tyre me një raport para shqiptarëve dhe ndërkombëtare. Pra mbi bazën e konkluzioneve do të bëhet edhe plani i veprimit dhe kjo nuk vendoset vetëm nga unë , por edhe nga kryesia dhe aleatët dhe qëllimi është që shqiptarët të votojnë të lirë sepse votë të lirë me Edi Ramën nuk ka.

Artikulli paraprakASGJËSOHEN 5000 RRËNJË KANABIS NË SHKODËR, VAUN E DEJËS DHE FUSHË ARRËZ! 1 I ARRESTUAR 5 NË KËRKIM
Artikulli tjetërRAMA: PËRPLASJET NË RAJON I SHKOJNË PËR SHTAT VETËM RUSISË