Presidenti Ilir Meta gjen një tjetër arsye që sipas tij shqiptarët duhet t’i përgjigjen thirrjes për t’iu bashkuar në shesh në datë 2 mars. Arsyeja është raporti i MONEYVAL, që Shqipëria e fut sërish në listën gri të pastrimit të parave.

Kreu i shtetit thotë se Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare, prandaj kërkon popullin në shesh, sipas tij për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike.

“Të dashur qytetarë! Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim. Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin.

Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare. Bashkë për Kushtetutën! Bashkë për Shqipërinë” shkruan Meta.

Pak ditë më parë Ilir Meta njoftoi se në 2 mars do të zbresë nga Presidenca për të dalë në shesh në një protestë kundër qeverisë, pasi sipas tij me lëvizjet për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese po bën grusht shteti. Të hënën, tha ai dje, do të depozitojë në SPAK një kallëzim për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Artikulli paraprakMËNGJESI I FTOHTË, POR I KTHJELLËT! PASDITE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE
Artikulli tjetërSHQIPËRIA FUTET SËRISH NË LISTËN GRI TË PASTRIMIT TË PARAVE, MONEYVAL: KORRUPSIONI PARAQET RREZIQE