Presidenti Ilir Meta ka hapur garën për pozicionin e anëtarit të Komisionit të Konkurrencës në Autoritetin e Konkurrencës.

Meta ka ftuar të gjithë personat e interesuar që të dërgojnë dokumentin e nevojshëm deri në datën 3 tetor 2019, ora 14:00. Personi që do të përzgjidhet do të jetë kandidatura që kreu i shtetit do të dorëzojë në Kuvend për institucionin e Autoritetit të Konkurrencës.

Dokumentacioni i nevojshëm
– Kërkesën për shprehjen e interesit;
– Jetëshkrimin në gjuhën shqipe me të dhënat e plota të kontaktit;
– Kopje të noterizuar të dokumentacionit shoqërues që vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve për t’u zgjedhur në këtë pozicion, të përcaktuara në nenin 20 të ligjit nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, si:

– të jetë shtetas shqiptar;
– të ketë vjetërsi pune në profesion jo më pak se 15 vjet;
– të jetë, prej jo më pak se 5 vjetësh, pjesëtar i trupit akademik universitar ose të mbajë titull apo gradë shkencore në fushën e ekonomisë a të drejtësisë, specialiteti “E drejtë civile/ administrative”;
– të mos jetë larguar nga puna ose nga shërbimi civil me masë disiplinore.

Kur kandidati është përzgjedhur fitues, atëherë ai duhet të dorëzojë këto dokumente.
– Formularin e vetëdeklarimit, të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

– Formularin e aplikimit, të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

– Vetëdeklarim i aplikantit se nuk ndodhet në kushtet e pengesës ligjore të papajtueshmërisë së funksionit sipas përcaktimeve të nenit 22 pika 1, të ligjit nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar.

Artikulli paraprakOPOZITA NË TRYEZËN E REFORMËS ZGJEDHORE NË NIVEL TEKNIK
Artikulli tjetërVRITET 15-VJEÇARI SHQIPTAR NË NJË PËRLESHJE MES TË RINJSH