Ilir Meta në deklaratë për median nga Kuvendi
Ilir Meta: Detyrimet e mia si president i ardhshëm nisin pas 24 korrikut Do vijoj të jem kryetar i kuvendit të Shqipërisë deri në ditën e betimit si President i vendit. Sot në mbrëmje do heq dorë nga funksionet drejtuese në LSI. Drejtimin do e marrë Petrit Vasili. Nga dita e sotme çlirohem nga raportet partiake me PS dhe drejtuesit e saj pasi të gjitha kompetencat i kalojnë zotit Petrit Vasili dhe forumeve drejtuese të LSI.