Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar protestës së thirrur nga Sali Berisha para Kryeministrisë. Meta sulmoi sërish SPAK dhe kreun e saj Altin Dumani, duke thënë se Rama e ka bazuar pushtetin kriminal te Dum Dumdumanët.
Ndërkohë, për Kryeministrin thotë se i ka shërbyer Vuçiç për të dëmtuar Kosovën.
Ky e ka bazuar pushtetin kriminal të Dum Dumanët, të cilët thonë se afërmendsh që gjykatat do vendosin atë që kërkon prokuroria. Turp për çdo opozitar që i bën furçë SPAK, ose ka ndonjë hall me SPAK, ose ka në hall se nuk i japin vizën për të shkuar gjëkundi. Duhet të mblidhemi të gjithë për ti vënë vizën këtij regjimi, që po zhbën Shqipërinë, i cili i ka shndërruar fëmijët në analfabetë funksionalë, siç e tregoi testi i PISA. Që kur u çlirua Kosova, armiqtë tanë ndoqën politikë të mençur dhe nuk arritëm dot në kohë të kuptonim një strategji që lexohet qartë nga kushdo, u përpoqën të marrin kalanë nga brenda me kalin e trojës. Nuk është zoti i kësaj loje, ai është sllav i tyre, në shërbim të interesave të tyre. Ai është armiku më i madh i Kosovës. Nuk ia ka bërë kurrë Vuçiç atë dëm Kosovës siç ja ka bërë Edi Rama për llogari të Vucic. Meqë takova këtu vëllezër nga Gjakova, u bëj thirrje shqiptarëve të Kosovës të bashkohemi të shporrur Ramën.