Një lajm i mirë për të gjithë njerëzimin. Ky është reagimi i presidentit Ilir Meta për vdekjen e kreut të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi.

Në reagimin e tij, Meta shkruan se është plotësisht dakord me deklaratën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili tha se kreu i ISIS “vdiq si qen” , teksa thekson se është krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit.

“Ikja në ferr e Al-Baghdadi është një lajm shumë i mirë për njerëzimin, për një botë në paqe dhe më të sigurtë! Mbështes plotësisht deklaratën e Presidentit Trump! Krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit”, shkruan Meta.

Presidenti Trump konfirmoi vdekjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Abu Bakr al-Bagdad kreu vetëvrasje duke shpërthyer vetë jelekun-bombë që mbante veshur për të mos rënë në duart e komandove të posaçëm amerikanë, ndërsa u vranë edhe tre fëmijët e tij dhe dy gra, gjatë bastisjes së kryer nga ushtria amerikane në veri-perëndim të Sirisë të shtunën.

Artikulli paraprakPAK KYONGNI 2019, ISMAIL KADARE MERR ÇMIMIN
Artikulli tjetërAKSIDENT NË AUTOSTRADËN TIRANË-DURRËS