Koalicioni me Partinë Socialiste duhet të përmbushë detyrimet e tij

. Këtë vlerësim dha Ilir Meta duke iu përgjigjur interesimit të mediave pas deklaratës së Bashës për qeveri teknike dhe reagimit të Ramës për vijimësi të kësaj qeverie. “Koalicioni, sipas vlerësimit tim duhet të përmbushë detyrimet e tij”, u shpreh Meta. Kryetari i Kuvendit kërkoi gjithashtu që të mos përzihej reforma në drejtësi me çështjen e koalicionit. “Çështja e koalicionit mos të përzihet me çështjen e reformës në drejtësi. Koalicioni ka programin e tij, mos t’i trazojmë dy çështje të ndryshme”, tha ai. Ilir Meta e quajti miqësore dhe të planifikuar prej kohësh drekën me ish-Presidentin Rexhep Mejdani dhe praninë e Koço Kokëdhimës në të si të rastësishme, ndaj kërkoi që kjo të mos politizohet. “Dreka ime me Rexhep Mejdanin ishte e planifikuar prej kohësh. Kemi shkëmbime miqësore, ndaj mos e politizoni. Prania e Kokëdhimës në drekën me Mejdanin ishte e rastësishme”, tha ai. Dhe duke u ndalur tek miratimi i vetingut dhe ligjeve të tjera organike të reformës në drejtësi, Meta u shpreh optimist. “Opozita sot paraqiti propozimet e saj dhe së shpejti do të kemi një seancë të suksesshme. Do të bëjmë gjithçka për të përmbushur afatet”, tha ai.

Artikulli paraprakAKSIDENTET, POLICIA NUK JA DEL VETEM !
Artikulli tjetërBASHA – RAMES : MANDATI YT KA MBARUAR