Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka dekretuar kthimin për shqyrtim në Kuvend miratimin e kontratës së koncesionit ‘PPP’ për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren.

Në dekret thuhet se “Presidenti Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 52/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot–Balldren.”

Kujtojmë se pak orë më parë Presidenti ktheu në Kuvend edhe ndryshimet e bëra në ligjin për koncesionet dhe PPP-të. Mëta në këtë dekret kërkon shtyrja e hyrjes në fuqi të kufizimeve për dhënien e kontratave koncesionare/PPP, komprometojnë të gjithë pjesën të tjetër të ligjit, çka sipas tij, sjellin pasoja negative për vendin. Presidenca pretendoi se ndryshimi i nenit 17 dhe 18 të ligjit për “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” u hapet edhe një herë rruga që koncesionet të aplikohen pa kufizim edhe për 3 muaj të tjerë, me qëllime klienteliste.

Po ashtu ditën e djeshme, kreu i shtetit ka kthyer në Kuvend ndryshimet në Kodin Penal me argumentin se 4 nene kanë paqartësi, shprehje abstrakte dhe rrezik juridik

Artikulli paraprakPUKË, HUMBI 4 DITË NË MAL, HELIKOPTERI VIVA I SHPËTON JETËN
Artikulli tjetërBASHA: KANABISI U PESËFISHUA, PO HARTOJMË LIGJET KUNDËR PASTRIMIT TË PARAVE