Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat i është rikthyer edhe një herë marrëveshjes Rama-Basha, 17 majin e vitit 2017. Sipas Metës, ajo ishte një marrëveshje e turpshme, ndërsa u shpreh se pjesë e marrëveshjes ka qenë edhe djegia e mandateve.

‘Ajo marrëveshje e turpshme dhe e realizuar 5 vite më parë tashme është ekspozuar për çdo qytetar të Shqipërisë. Nuk ishte vetëm një marrëveshje kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme duke penalizuar edhe aleatët që qendruar solidar në çadër. Por ajo vijoi edhe gjatë gjithë fushatës zgjedhore dhe vijoi edhe përgjatë 5 viteve edhe sot gëlon. Ishte pjesë e zbatimit të marrëveshjes që 17 majit edhe djegia e qëllimtë e mandatave parlamentare të opozitës duke i garantuar pushtetit kapjen e plotë të parlamentit.

Ishte pjesë e marrëveshjes gjithashtu edhe bojkoti i zgjedhjeve vendore duke i dhuruar partisë shtet kontrollin absolut. Edhe shembja e Teatrit Kombëtar, ishte pjesë e një bashkëpunimi të qartë dhe tashmë është edhe një pjesë e një politike për të zhbërë identitetin kulturor. Shumica e familjeve shqiptare i ndjejnë kostot e asaj marrëveshje.’- tha Meta.

Artikulli paraprakKONFERENCA E KRYETARËVE VENDOS DATËN, JA KUR DO TË ZHVILLOHET RAUNDI I DYTË PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT. SI VIJON PROCEDURA
Artikulli tjetërUNË PARA SPAK? META I PËRGJIGJET RAMËS: PA ASNJË DISKUTIM, MADJE TI ÇOJË DHE PYETJET