Kryetari i Parisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar që për Ramën të bëhet një test droge. Sipas Metës, Kuvendi duhet të nisë verifikimet për shëndetin mendor për Edi Ramën pasi ky i fundi është me kartela psikike.
‘Emergjente që Kuvendi të nisë procedurat për të verifikuar shëndetin mendor të Edi Ramës dhe të gjithë evoluimit të kartelave të tij psikike, jo vetëm kaq por të merren masa për ti bërë testin e drogës dhe përdorimit të substancave narkotike pasi për shkak të detyrës që ka mund të shkaktojë dhe dëme më të mëdha sa i takon interesit kombëtar, e funksionimit të shtetit të së drejtës.’- tha Meta.