Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se largimi i Edi Ramës një orë e me parë, është e vetmja mënyrë për të shpëtuar vendin nga falimenti.
Në një reagim të bërë në Facebook, Meta shprehet se qeveria i ka shpallur luftë të hapur profesionistëve dhe dijeve dhe kërkimit shkencor.
Sipas tij, qëndrimi arrogant dhe mungesa totale e mbështetjes për universitetin, për pedagogët dhe studentët duke mos u dhënë atyre asnjë ndihmë konkrete, është arsyeja e vetme për këtë situatë të rëndë.
Reagimi i Ilir Metës:
Qeveria e Edi Ramës i ka shpallur luftë të hapur profesionistëve, dijeve dhe kërkimit shkencor. Prova më e qartë është Indeksi Global i Inovacionit për vitin 2022, që e pozicionon Shqipërinë të fundit të rajon dhe Europë.
Shkaqe kryesore për këtë renditje janë mungesa serioze e burimeve njerëzore dhe kërkimore, njohuritë jo të duhura teknologjike dhe sofistikimi jo efiçent i tregut.Performancën më të dobët, Shqipëria e ka sa i takon prodhimeve të dijeve dhe prodhimeve teknologjike.
Ndërkohë vendet e tjera të Ballkanit, si Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina janë dhjetëra vende më lart. Qëndrimi arrogant dhe mungesa totale e mbështetjes për universitetin, për pedagogët dhe studentët duke mos u dhënë atyre asnjë ndihmë konkrete është arsyeja e vetme për këtë situatë të rëndë.
Kjo Qeveri që është e para për korrupsionin në Europë është e fundit për inovacionin shkencor. Ndaj vetëm largimi një orë e më parë i Edi Ramës shpëton falimentimin e Shqipërisë dhe nxit zhvillimin e shkencës dhe të ekonomisë.