Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i ka dërguar një letër kreut të OSBE-së, Miroslav Lajçak, teksa raporton situatën problematike politike në Shqipëri.

Letra e Metës flet për rrëshqitjen e vendit në konflikt civil, në dhjetëra bashki, dhe për përplasjet që kanë ndodhur në KZAZ-të e ndryshme të vendit.Presidenti argumenton në letrën e tij se është munduar t’i japë zgjidhje krizës politike në Shqipëri duke bërë thirrje për dialog.

Ai shpjegon gjithashtu se si përfaqësues i unitetit të Kombit vendosi revokimin e dekretit të mëparshëm, duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit për një datë të afërt.

Po ju shkruaj për gjendjen aktuale në Shqipëri dhe ndikimin e mundshëm në kursin tonë të integrimit europian, si dhe për të angazhimin tonë për të kryesuar OSBE-në gjatë vitit 2020.Që nga takimi ynë i fundit në Tiranë, situata politike, sociale dhe ekonomike në vend është përkeqësuar, me një përshkallëzim të përditshëm drejt një konflikti të mundshëm civil.

Duke marrë parasysh:
Një seri skandalesh botuar në mediat shqiptare dhe ndërkombëtare, ku përfshihet përgjime, në posedim të prokurorisë, që zbulojnë një skemë të organizuar mes të zyrtarëve të lartë të Partia Socialiste, ministrave të kabinetit dhe Policisë së Shtetit me banda kriminale për zgjedhjet lokale 2016 dhe zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017;

– Mungesën e gatishmërisë dhe veprimeve nga zyra e prokurorisë për të vazhduar me hetimin dhe ndjekjen e menjëhershme të atyre personave të përfshirë në këtë skemë dhe në raste të tjera të rënda korrupsioni të botuara nga mediat ndërkombëtare;

– Protestat e rregullta kombëtare nga opozita e bashkuar dhe protestat e tjera lokale, që po shfaqen në të gjithë vendin, heqjen dorë en block të opozitës nga mandatet parlamentare dhe mosregjistrimin e tyre en block në zgjedhjet lokale të 30 qershorit;

– Kryeneçësinë e Kryeministrit për të shkuar përpara me zgjedhjet, pavarësisht faktit se në 31 nga 61 bashki do të kishin vetëm një kandidat të regjistruar nga Partia Socialiste; ndërsa 22 të tjera kanë nga një kandidat alternativ më shumë, nga një parti fallco, të regjistruar përtej afateve ligjore, duke shkelur të gjithë procedurat ligjore dhe administrative pիrfundon letra e shkruar nga presidenti Ilir Meta

Artikulli paraprakADEMI-KQZ-së: PO MË SHANTAZHONI MUA POR ZBATOJ LIGJIN
Artikulli tjetërAKSIDENT NË HYRJE TË SHKODRËS, NJË E PLAGOSUR