Kreu i shtetit Ilir Meta prej orës 08:30 ka mbledhur në Presidencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas tërmetit tragjik që goditi vendin mëngjesin e së martës së kaluar duke lënë 51 viktima. Kryeministri Edi Rama dhe ministrat përgjegjës i janë përgjigjur ftesës së Presidentit me përjashtim të Bledi Çuçit, që është ministri fuqiplotë për emergjencën që është shpallur pas tërmetit.

Kreu i qeverisë e konfirmoi pjesëmarrjen në mbledhjen e qeverisë që zhvilloi në mëngjes në orën 07:00. “Mos vonohemi se kemi edhe një takim më pas me kërkesë të zotit Ilir Meta. Ata që janë pjesë e Këshillit të Sigurisë duhet të jenë në atë mbledhje, të tjerët në frontin e luftimit të kësaj fatkeqësie” tha Rama.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë marrin pjesë:

Presidenti – Ilir Meta
Kryeministri – Edi Rama
Kryeparlamentari – Gramoz Ruçi
Kreu i SHISH – Helidon Bendo
Kryeprokurori – Arta Marku
Kryetari i komisionit të Sigurisë – Ermonela Felaj
Ministri i Brendshëm – Sandër Lleshaj
Ministri i Drejtësisë – Etilda Gjonaj
Ministrja e Mbrojtjes – Olta Xhaçka
Ministri i Ekonomisë dhe Financave – Anila Denaj
Ministri i Energjetikës – Belinda Balluku
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu
Ministrja e Arsimit Besa Shahini
Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu
Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako

Artikulli paraprakIGJEUM NXJERR TË DHËNAT: NËNTË PASLËKUNDJE GJATË NATËS, MAGNITUDA GJITHNJË DHE MË E ULËT
Artikulli tjetërKËNGËTARI ERMAL META BASHKËPUNON ME KRYEBASHKIAKUN VELIAJ PËR RINGRITJEN E SHTËPISË SË FAMILJES ALLA