Ilir Meta, tashmë Presidenti i Partisë së Lirisë, ka njoftuar se nesër do të mbledhë Komitetin Drejtues Kombëtar. KDK do të votojë Kryesinë e re, ndërsa pritet largimi i Kryemadhit pas ndryshimeve të Konventës të së shtunës. Në fjalën e tij, Meta, tha se kjo forcë politike duhet të kthehet në mekanizëm për të fuqizuar opozitarizimin.

“Duhet të kalojmë në veprime, nesër do të mbledhim Komitetin Drejtues Kombëtar. Të gjithë e ndoqën konventën tonë, na vjen keq për ata që u zhgënjyen nga mbarëvajtja e mrekullueshme. Shqiptarët panë një parti që ofron vetëm transparencë.

Ne kemi një program të shkëlqyer, që ndihmon shumë qytetarë të këtij vendi që të ketë standarde. Shqipëria ka diell për të gjithë, por kaq nuk mjafton. Kjo forcë politike duhet të kthehet në mekanizëm për të fuqizuar opozitarizimi”, tha ai mes të tjerash.

Artikulli paraprakSTAR KIDS – Savjana Vjerdha (Pjesa 1)
Artikulli tjetër1 NË 4 PERSONA KA NJË MAKINË NË SHQIPËRI! DERI NË MARS JANË REGJISTRUAR 716 MIJË AUTOVETURA