Pas takimit me ambasadorët, presidenti Meta ka shpërndarë disa foto duke shkruar se i ka siguruar se do t’i dekretojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Meta shton se i ka njohur me qëndrimin e tij që nëse preket kushtetuta në mënyrë të njëanshme, do të konsiderohet si një akt i paprecedentë.

Meta: Kënaqësi të prisja sot Ambasadorët e Delegacionit të BE, të vendeve anëtare dhe të Mbretërisë së Bashkuar të akredituar në Tiranë. I sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit. Theksova rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.

I njoha me pozicionin tim të qartë se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjësojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Artikulli paraprakE FRIKSHME! MBETJET PLASTIKE PRITET TË “PUSHTOJNË” BOTËN PAS 20 VITESH, DO ARRIJNË NË 1.3 MILIARDË TON
Artikulli tjetërKËSHILLI BASHKIAK, MIRATOHEN DY NGA GJASHTË PIKAT