Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zgjedhur që këtë të shtunë të ndalet në Shkodër, ku po zhvillon bashkëbisedim me kandidatët për këshillin Bashkiak dhe simpatizantë.

Në një reagim në ‘Facebook’ Meta thekson se zëri i rinisë shkodrane do të dëgjohet si asnjëherë në Këshillat Bashkiake më 14 Maj.

“Në Shkodër me kandidatet dhe kandidatët e mrekullueshëm të Partisë të Lirisë për Shkodrën!

Zëri i rinisë shkodrane do të dëgjohet si asnjëherë në Këshillat Bashkiake më 14 Maj!
Për Shkodrën që u përket të rinjve!

Bashkë Fitojmë! ✌️🇦🇱
#PartiaLirise #BashkeFitojme #Shkoder #14Maj”, thuhet në mesazhin e Metës.

Artikulli paraprakSYLVINHO FLET PARA NDESHJES ME POLONINË: DO LUFTOJMË PËR ÇDO PIKË, KEMI PARË 240 NDESHJE TË LOJTARËVE SHQIPTARË NË EUROPË
Artikulli tjetërREGJISTROHEN KOALICIONET, BERISHA PA PARTI NË KOALICIONIN E METËS, CELIBASHI E PËRJASHTON