Presidenti Ilir Meta, ka vijuar postimet në rrjetet sociale, nga pushimet e tij, kësaj here në det dhe jo në mal. Bashkangjitur fotos, të detit të trazuar në Gjirin e Lalzit, ka zgjedhur që të jap edhe një mesazh politik, që pa dyshim i referohet kryeministrit Edi Rama. “Mirëmëngjes nga Lalëzi! Edhe pse deti është zgjuar nervoz sot, shpresojmë të reflektojë dhe qetësohet më vonë”, shkruan Meta.
Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta
Kreu i qeverisë në të gjitha daljet e tij publike, pasi zhdekretoi 30 qershorit, ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme “reflektim” nga shefi i kabinetit qeveritar. Ai ka dekretuar 13 tetorin si datën e zgjedhjeve lokale, por për mazhorancën, 30 qershori është i ligjshëm dhe nuk do të marrin pjesë në zgjedhje të tjera.