Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë mëngjesin e sotëm. Duke u bazuar në një shkrim për të rinjtë që duan të ikin nga Shqipëria, Kreu i Shtetit shkruan se sfida më e madhe është ndalimi i shpopullimi të Shqipërisë.

“Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë🇦🇱, sfida më e madhe që kërkon reflektim urgjent!”, shkruan Meta.

Sipas një anketë të fonacionit gjerman Friedrich Ebert për Edukimin e të rinjve në Europën Juglindore që u publikua këto ditë, 285 mijë shqiptarë planifikojnë të ikin nga vendi në vitet në vijim, shumica prej të cilëve janë të rinj. 26 për qind kanë pohuar se dëshirojnë të emigrojnë në Gjermani, 18 për qind në Britani , 16% në Itali dhe pjesa tjetër në vende të tjera.

Si numër, shqiptarët janë të dytët që duan të ikin, pas rumunëve (358 mijë), por në raport me totalin e të rinjve që duan të emigrojmë zëmë rekord, me 40% të të rinjve që preferojnë të largohen nga vendi.

Meta Fb

Artikulli paraprakKUR PO VOTOHEJ PO-JA PËR SHQIPËRINË/ DW ZBARDH DEBATET E PLOTA NË PARLAMENTIN GJERMAN
Artikulli tjetërANKETA: 285 MIJË TË RINJ PLANIFIKOJNË TË IKIN NGA SHQIPËRIA, 40% E TOTALIT