Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka qenë i ftuar në veprimtarinë “Tirana – Një shekull kryeqytet”, të organizuar në ambientet e Teatrit Kombëtar, nga shoqata “Tirana Intellectum”, në bashkëpunim me shoqatën “Bashkësia Dibrane”.
Meta ka mbajtur një fjalë falënderuar duke kujtuar edhe figura të shquara të kryeqytetit përgjatë këtyre 100 viteve.
Gjatë fjalës së tij Meta është shprehur se Tirana është shndërruar në lokomotivën e zhvillimi, si dhe përbën një potencial të mendimit intelektual e kulturor që udhëheq drejt aspiratës evropiane.
Meta: Tirana ia ka dalë me sukses që të jetë epiqendra e politikës së vendit. Qyteti dikur i vogël dikur është shndërruar në qytetin më të madh në vend dhe në qendrën kulturore, politike, ekonomike në vend. Në këtë 100 vjetor përkulemi para vlerave kulturore të Tiranës. Vlerësoj që po mblidhemi në një pasuri arkitektonike dhe kulturore siç është teatri kombëtar.
Tirana u bë qyteti barrikadave në luftën për çlirim, si dhe lokomotiva e zhvillimit në një sërë fushash. Tirana përbën potencialin më të mirë të mendimin intelektual dhe na udhëheq drejt aspiratës euroatlantike. Shoqata “Tirana Intellectum” po bën një punë shumë të mirë në promovimin e kulturës. Ky 100 vjetor është sipari i këtyre festimeve, do të kemi një sërë festimesh gjatë gjithë vitit.
Ndërkohë në të njëjtën kohë Rama dhe Veliaj kanë qenë duke zhvilluar një aktivitet në pallatin e Brigadave për 100-vjetorin, duke “festuar” veçmas Metës, i cili ka zgjedhur si për kunj të jetë në godinën e Teatrit Kombëtar. Godinë të cilën Veliaj dhe Rama duna ta shembin me çdo kusht, por nga ana tjetër, Meta është në mbështetje të kauzës së Teatrit.