Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme banorët e prekur nga tërmeti në zonën e Bubqit. Meta shkruan se është koha për të përballuar sa më mirë emergjencën deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.
“Pasojat e tërmetit në Bubq janë tronditëse, por fatmirësisht pa jetë të humbura. Tani është koha për të përballuar sa më mirë emergjencën, deri në rivendosjen e normalitetit të plotë!”, shkruan Meta.