Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i pranishëm në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit të ri të Japonisë.
Përveç se mori pjesë në ceremoni, Meta duket se ka gjetur kohë edhe për të dalë nëpër qytet për të shëtitur.
Në një foto të publikuar ditën e sotme në profilin e tij në Facbook, Meta shfaqet me një fëmijë në krah.
“Fëmijët janë njësoj të mrekullueshëm në të gjithë botën!”,-shkruan Meta në diçiturën e fotos.