Meta në Kinë, marrëveshje për vaditjen dhe parandalimin e përmbytjeve

Gjatë vizitës së tij në Kinë, kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka finalizuar marrëveshje të rëndësishme në sektorin e bujqësisë. Kina do të ofrojë asistencën e saj për vaditje, për kullimin dhe parandalimin e përmbytjeve si një problematikat e pëvitshëm të vendit. Takimet kanë vijuar me N/Kryetaren e Shoqatës së Kinës për Marrëdhënie Miqësore Ndërkombëtare, znj. Deng Rong. Kina do t’i ofrojë asistencë me burime njerëzore dhe teknike për Shqipërinë në fushën e Bujqësisë, kryesisht për vaditjen, kullimi dhe parandalimin e përmbytjeve. Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti dhe Ministri e Burimeve Ujore të Kinës, Chen Lei firmosën një memorandum bashkëpunimi në prani edhe të kryeparlamentarit Ilir Meta. Kryetari i parlamentit vlerësoi se përvoja e palës kineze në fushën e bujqësisë dhe administrimit të ujërave është shumë e dobishme për Shqipërinë. Gjatë vizitës së tij në Kinë, Meta u takua me me N/Kryetaren e Shoqatës së Kinës për Marrëdhënie Miqësore Ndërkombëtare, znj. Deng Rong. Znj. Rong është njëkohësisht vajza e Deng Xiaoping, liderit të njohur dhe reformatorit të madh te Kinës, që i hapi rrugë investimeve të huaja në tregun botëror, dhe inkurajoi konkurrencën private. Takim mes palëve është përmbyllur me një dhuratë simbolike, ku Meta ka dhuruar botimin në shqipr të Deng Xiaoping dhe kulturor shkruaj nga vajza e tij, e cila u shpreh e emocinuar që ku libër njihej dhe lexohej në Shqipëri.

Artikulli paraprakPERGJIMET E MAFIOZEVE ITALIANE:NE SHQIPERI DROGEN E KANE DJEGUR
Artikulli tjetërFAMILJA SHQIPTARE NE RIMINI HIDHET NGA KATI I DYTE PER T’I SHPETUAR ZJARRIT