Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se vija e kuqe është Kushtetuta, ndërsa solli në vëmendje 22 nëntorin që përmes referendumit popullor solli kushtetutën e re.

“Kushtetuta e ’98-ës vendosi rotacionin normal politik. Kjo kushtetutë gëzon nderimin e shqiptarëve, por u zhbë në errësirë të plotë nga marrëveshja politike e vitit 2008.

Ndryshimet që u bënë në 2016-ën kanë nxjerrë në pahj probleme akute që u paralajmëruan se do të ndodhnin. Kushtetuta u kthye në rregullore me data dhe afate që janë shkelur që të gjitha, që kanë shkaktuar një kaos ligjor që po çon në paralizimin e sistemit të drejtësisë.

Me këto afate një pensionist nuk mund ta gëzojë kurrë pensionin që i takon!”, shtoi më tej Meta, teksa tha se si presidenti “do t’i kundërvihet me të gjitha forcat përpjekjeve të tilla anti-shqiptare.

“Shqiptarët të hapin sytë, të marrin fatin e tyre në dorë, në mbrojtje të kushtetutës dhe që fëmijët e tyre të mos ikin nga atdheu. Kushtetuta është vijë e pakalueshme nga armiqtë e saj. Presidenti do të jetë në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore të popullit. Presidenti do të kërkojë mbështetjen e popullit që përmes referendumit të mbrojë demokracinë që është fituar me vuajtje dhe sakrifica njerëzore”, tha Meta.

Presidenti do të bëjë gjithçka që e drejta për referendum të mbrohet. “Të mbrojmë kushtetutën sot dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, Shqipëria e para”, përfundoi kreu i shtetit duke bërë simbolin e shqiponjës me dy duar.

Kjo deklaratë e Metës vjen pas ngërçit të krijuar përgjatë javëve të fundit për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Një ditë më parë vettingu shkarkoi në apel Besnik Muçin, të dekretuarin e Metës si anëtar të Kushtetueses.

Po sot kreu i shtetit shpalli sërish vakancën për anëtarin në Kushtetuese në vend të Muçit, ndërsa ky i fundit nuk e ka pranuar vendimin e vettingut teksa sot shkoi sërish në Gjykatën Kushteutese.

Pjesë nga deklarata e presidentit
Sa më serioz sistemi demokratik një vendi aq më i radhë është ndryshimi i kushtetutës. Kushtetuta pothuajse gjithmonë kanë lindur në kohë krizash. Është kushtetuta e një vendi ajo që vendos kufirin e një pushteti dikujt. Ajo mbetet vijë e kuqe për sa kohë fuqia e saj buron e prej popullit.

Për herë të parë populli shqiptar miratoi përmes referendumit kushtetutës e Republikës së Shqipërisë të udhëhequr nga Sabri Godo dhe Arben Imami nën rekomandimet e Komisionit të Venecias. Populli vendosi se sovraniteti i Republikës së Shqipërisë i përket vetëm atij.

Populli vendosi se sistemi i qeverisjes bazohet në ndarjen e tre pushteteve dhe se liritë e qytetarëve duhet të ishin të pandara dhe të patjetërsueshme.

Kushtetuta e 98 mundësoi rivendosja e paqes sociale në vend dhe rotacionin politik. Ajo u zhbë brenda natës nga marrëveshjet politike në vitin 2008. Si pasojë e saj deputetët nuk përfaqësojnë më vullnetin e popullit.

Kushtetuta nga dokumentin themeltar i shtetit është kthyer në një rregullore me data dhe afate të cilat janë shkelur të gjitha.

Zbatimi i këtij procesi do duhet të ishte i kujdesshëm. Organet e reja të gjyqësorit duhet të kenë një trup profesionistësh dhe jo thjesht emra që mbushin vakancat. Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon të jetë i njëanshëm.

Tashmë jemi para një situatën më dramatike ku kushtetuta po shkelet hapur dhe dhunshëm me qëllim për të vendosur gjithë pushtetet në duart e kryeministrit aktual. Sot janë kapur të gjitha bashkitë e vendit. Kuvendi është lënë pa Gjykatës Kushtetuese dhe po bëhet çmos për të bllokuar krijimin e saj sipas Kushtetutës.

Me këto afate një pensionist mund të mos e gëzojë atë që i takon. Prokurori i Përgjithshëm është zgjedhur në mënyrë anti kushtetuese për të korrur vendime arbitrare. Qeveria ka krijuar një borxh që qytetarët duhet ta shlyejnë në 20 vitet e ardhshme. Vendi po shpopullohet pa ndalim. Nuk ka më asnjë investim serioz nga vendet e zhvilluara. Është koha për t’i thënë ndal këtij degradimi. Shqipëria e kë pësuar njëherë.

Unë do të qëndroj si kryegarant i mbrojtjes së Kushtetutës dhe do t’i kundërpërgjigjem me të gjitha forcat. Shqiptarët të marrin fatin e tyre në dorë dhe të mos ikin më. Kushtetuta është vija e kuqe. Shqipëria nuk është dhe nuk do jetë shpresëhumbur.

Presidenti do të kërkojnë popullit që përmes referendumit të mbrojë kushtetutën. Vendimi i popullit është mbi të gjitha. Presidenti do të bëjë gjithçka që kjo e drejtë të mbrohet.

Artikulli paraprakBE NË MBËSHTETJE TË SORECËS: MOS VINI NË DYSHIM INTEGRITETIN E BASHKËSISË DIPLOMATIKE
Artikulli tjetërSHBA DHURON 5 PAKETA TË KONTROLLIT POLIGRAF, APLIKANTËT PËR NË BYRONË KOMBËTARE TË HETIMIT DO T’I NËNSHTROHEN ‘MAKINËS SË TË VËRTETËS’