Kryeparlametari Ilir Meta ka folur për incidentet e ndodhura ditën e djeshme në seancën plenare.
Ai tha se Kuvendi duhet të funksionojë me frymën e bashkëpunimit dhe u kërkoi aktorëve politikë që të fokusohen te reformat. “Mendoj se çdo përpjekje për të nxitur konflikte artificiale dhe akte aspak të pranueshme për mënyrën e funksionimit duhet të marrë fund. Pra duhet të funksionojë me rregullore dhe frymën e përgjegjshmërisë. Këto ngjarje nxjerrin nga vëmendja probleme të rëndësishme dhe reformat kryesore që duhet të çojmë përpara . Kërkohet një klimë bashkëpunimi dhe etikë tjetër nga ajo që u paraqit dje në parlament”, deklaroi Meta. Për sa i përket masave që do të merren ndaj deputetëve që shkelën rregulloren, Meta tha se vendimi ndaj tyre do të merret në bazë të rregullores. “Gjithnjë ka qenë vullneti maksimal për të vlerësuar kërkesta e opozitës. Të qëdrojmë në fushën e bashkëpunimit konstruktiv. Jem njohur me kërkesën e Ruçit dhe do të veprohet në bazë të rregullores”, sqaroi ai. Për sa i përket çështjes së refugjatëve, Meta tha se vendi ynë do të japë kontributin dhe do ofrojë mbështetje sipas kapaciteteve që ka.