KRYETARI I KUVENDIT, VIZITË NË VENDIN FQINJ, FTESË PËR BASHKËPUNIM Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka kërkuar nga Maqedonia zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit, për një bashkëjetesë më të mirë në këtë vend.

Gjatë një fjalimi në Parlamentin e Maqedonisë, Meta tha se “s’duam të jemi thejsht fqinj, por vëllezër që jetojmë në një hapësirë të përbashkët”.Sipas kryeparlamentarit zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje i bashkon dy vendet si dhe vendos stabilitetin e Maqedonisë. Ai kërkoi një barazi në investimet publike duke mos lënë të diskriminuar shqiptarët, që janë shtet formues. Kreu i Parlamentit shqiptar siguroi deputetët maqedonas se Tirana zyrtare do të respektojë dhe vlerëson pakicën maqedonase në vend. Meta tha se ky është një shembull i bashkëjetesës. Sipas tij Shqipëria nuk kërkon ndryshimin e kufijëve por zhbërjen e plotë të tyre. Meta tha se Shqipëria rri larg qëndrimeve nacionaliste. Ai tha se duhet rritur bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve. Si të rëndësishëm kreu i Parlamentit shqiptar ka cilësuar ndërimin e linjës hekurudhore mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Artikulli paraprakVENDE TË LIRA PËR FNSH SHKODËR
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË FOKUSIN E STAR SPORT