I shoqëruar nga shkrimtarë, akademikë e politikanë, nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, Ilir Meta mori pjesë në celjen e Panairit të Librit në Ulqin. Kreu i Parlamentit të Shqipërisë, e quajti një institucion rajon këtë panair, që tashmë ka mbërritur në edicionin e 16-të, ndërsa nënvizoi fuqinë lidhëse të kulturës. Gjatë kësaj vizite, Meta zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka.
Për herë të parë, shtatorin e ardhshëm, fëmijët shqiptarë të kësaj qyteze do të mësojnë me abetaren e njësuar kombëtare, por kryeparlamentari Meta theksoi se mbështetja e Tiranës nuk do të kufizohet këtu. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, njoftoi se në shtator një nismë e re do të synojë që kalendari kulturor Shqipëri-Kosovë të shtrihet edhe në trevat e tjera.