Meta në Presidencë: Nishani President i ekuilibruar

Presidenti i ri Ilir Meta ka vlerësuar paraardhësin e tij Bujar Nishani si president me qëndrim të ekuilibruar institucional dhe njerëzor. Meta: Një vlerësim të veçantë kam për Presidentin Nishani, për qetësinë dhe qëndrimin e ekuilibruar institucional dhe njerëzor, me të cilin kam pasur kënaqësinë, të bashkëpunoj edhe si kryetar i Kuvendit. Shteti shqiptar në 105 vite të ekzistencës së tij, ka mbi vete peshën e një ekzistence të lashtë. Lavdia e përbotshme e Skënderbeut, urtësia e Ismail Qemalit, mendimi vizionar i Sami Frashrit, humanizmit i Nënë Terezës janë arsye krenarie dhe reflektimi të thellë dhe të vazhdueshëm. Përvoja politike më inkurajon të pohoj se gjithnjë ia ka vlejtur të bësh lëshimet dhe kompromiset e nevojshme për hir të mbarësisë kombëtare. Dua të riafirmoj sërish se jam besnik i palëkundur i dialogut dhe konsensusit, si gjuha e vetme e suksesshme e politikës, si gjuha që ndërton komunikim, bashkim mes qytetarëve dhe mirëqenie. Demokracia është jetike për një vend si i yni. Do të punoj pa reshtur që shoqëria demokratike në Shqipëri të konsolidoj vlera dhe liritë themelore si dhe të jetë vigjilente ndaj çdo cenimi të tyre. Demokracia e ka dimension jetik lirinë e medias si formë e patjetërsueshme e shprehjes së opinionit, të kritikës në anën e interesit më të mirë publik. Shoqëria civile do të ketë gjithmonë vëmendjen dhe bashkëpunimin e institucionit të Presidentit të Republikës.

Artikulli paraprakLETRA E VOGËLUSHES NGA KOSOVA DREJTUAR PRESIDENTIT TË SERBISË
Artikulli tjetërPOLICIA NDJEK HAJDUTËT SHQIPTAR ME BMW, MAKINA PËRPLASET ME MBROJTËSET