Kryeparlamentari Ilir Meta deklaroi nga qyteti i Shkodrës se gara për të marrë drejtimin e lëvizjes Socialiste për Integrim është një mundësi e shkëlqyer për të treguar konkurueshmëri brenda kësaj force politike.

Gjatë takimit që zhvilloi me anëtarësinë e qarkut të SHkodrës, Meta I ftoi të marrin pjesë në votim dhe të shprehin vullnetin e tyre. Përsa u përket dy konkurrentëve tjerë, Meta thë se gjenerata e re do të paraqesë eksponentë më të fortë. Këto dklarata të Metës u bënë 1 ditë para zgjedhjeve për kryetar partie, ku do të zgjidhet kryetari i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Aktualisht, në garë me Metën janë edhe Shezai Rrokaj e Përparim Spahiu.

Artikulli paraprakSHTATË TË ARRESTUAR NË KOSOVË ME DYSHIM PËR VEPRA TË “TERRORIZMIT”
Artikulli tjetër“RRUGA E PAQES” DHE “BESA SHQIPTARE” TË AMORTIZUARA