Kreu i Parlamentit Ilir Meta nga Shkodra ka deklaruar se është treguar luajal dhe korrekt me marrëveshjen me PS duke mos dhënë përgjigje nëse do të jetë i vetëm apo në koalicion me socialistët në zgjedhjet e 2017. Metën aktualisht nuk e tundon posti i presidentit por vetëm gara për kreu e LSI.
Kryeparlamentari foli edhe për biznesmenin e dhunuar, parcelat me cannabis apo importin e mbetjeve në shqipëri. Ilir Meta ka qene ne Shkoder ne kuader te pergatitjeve per zgjedhjet ne LSI “I kemi qëndruar korrekt marrëveshjes me PS-në dhe kemi qenë luajal”. Kështu u përgjigj nga Shkodra kreu i parlamentit Ilir Meta duke thënë se për të i rëndësishëm edhe para postit të presidentit është gara brenda LSI-së Kryeparlamentari Meta dënoi edhe dhunën ndaj biznesmenit që detyroi largimin e tij duketheksuar se duhet krijuar mnje klime sigurie jo vetem fizike per investitoret e huaj por dhe juridike. Sa i përket parcelave me cannabis Meta u shpreh se është një fenomen që nuk ka dalë tani dhe që duhet luftuar jo vetem nga policia por dhe nga prokuroria. Lidhur me importin e mbetjeve në Shqipëri amendamenti duhet të shihet me kujdes ndërsa shërben për të hapur vende të reja pune Në Shkodër kryeparlamentari Meta takoi edhe disa prej përfaqësuesve më të lartë të LSI natyrisht duke dhënë edhe direktivat për parapërgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 2017.