Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mediat pak para se të hynte në ambientet e SPAK. Ai tha se është thirrur për çështjen ÇEZ-DIA, duke e cilësuar si telenovelë.

“Për telenovelën ÇEZ-DIA. Meqë jeni lajmëruar herët dhe po përballoni dhe shiun. Është një telenovelë, që është e gjykuar nja dy herë, dhe është rihapur për rastin konkret në dhjetor të 2029 nga një kallëzues i rremë që është dënuar dy herë nga gjykata për shpifje dhe për dhunë në familje. Faleminderit”, tha Meta.

Artikulli paraprakJINI MË TË KUJDESSHËM NË DASHURI, ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërRESHJE TË DENDURA SHIU NË GJITHË VENDIN! NË TIRANË RRITET NIVELI I LANËS! PËRMBYTEN DISA BANESA NË MIRDITË